"Po pozon pa të brendshme?", Marina Vjollca ngriti temperaturat me këto foto (FOTO LAJM)
Duhet ta pranojmë se
Marina Vjollca është sheqeri i “Klanifornias”. Shumë pozitive, e natyrshme dhe sigurisht shumë e bukur, moderatorja duket se ia shton shumë lezetin programit të humorit.
Marina Vjollca këtë sezon të “Klanifornias” ka eksperimentuar shpesh me look-un e saj, duke ardhur herë me flokë të zeza, e herë brune, herë më balluke e herë me flokë të shkurtëra.
Ndonëse deri tani moderatorja kishte përdorur vetëm paruke duke mos hequr dorë nga
flokët e gjata bjonde, një surprizë goxha të madhe na bëri javën e kaluar, duke prerë
flokët e saj.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram
foto me look-un e ri, me
flokët e prerë shkurt deri tek supet dhe e pranojmë se na la me gojë hapur!
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme
Marina ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me disa
foto të shpërndara në Instagram. Ajo shihet me flokë të gjata në këto
foto e me siguri do jenë shkrepur disa ditë më parë.
Por, pyetja që po mendojnë ndjekësit është : “A ka
veshur gjë
Marina poshtë palltos?” Kjo pasi ajo pozon e
veshur me një pallto ngjyrë vjollcë, duke ekspozuar njërën këmbë.
Foto të tilla kanë ndezuar gjithnjë reagime në rrjet dhe gjykojeni vetë nëse ka
veshur gjë apo jo.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 09:06