Po pinte kafe i arrmatosur deri në brez, kapet durrsaku
Policia e Durrësit ka arrestuar një 38 vjeçar pasi po pinte kafe i armatosur.

A.S është pikasur nga qytetarët teksa ka hyrë në një lokal me armë me vete, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponjat”, pas telefonatës së marrë në sallën operative të DVP Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë nga qytetari.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Shtuar më 19/02/2020, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori