Po përhapet gjithandej, shikoni këtu hartën botërore të koronavirusit
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Kjo është harta botërore e përpunuar nga Universiteti i Washintgon – Seattle.
Kjo hartë sjell informacion në kohë reale për pandeminë. Ajo tregon informacionin e përditësuar në lidhje me COVID-19 përfshirë rajonet ku është përhapur, numrin e vdekjeve si dhe nivelin e shërimit.

Laboratori, një iniciativë e Universitetit të Uashingtonit, është angazhuar për eksplorimin e Tokës Dixhitale. Platforma interaktive është krijuar nga Bo Zhang, një asistent profesor i gjeografisë në universitet. Projektet e mëparshme kanë qënë Atlasi Global i Refugjatëve dhe Përllogaritësi i Ujit.

Harta mund të shihet në këtë link: https://hgis.uw.edu/virus/

Shtuar më 13/03/2020, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori