"PO! Parlamenti mund të mblidhet nesër...", Balla u përgjigjet studentëve (FOTO LAJM)

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për kërkesën e studentëve për të mbledhur parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme dhe për të miratuar 8 pikat që kërkojnë.

Balla shpërndan letrën me “Po” të Ramës dhe thotë se nesër këto pika mund të miratohen, duke hapur parlamentin për studentët.

Balla artikulon dhe termin “Pakti për Universitetin”.

"PO! Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre." shkruan Balla. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori