"Po na prishin shtëpinë, prindërit i arrestuan", protestuesi 12 vjeçar tregon tmerrin (VIDEO)
Pëlqej
Edhe ditën e sotme banorët e zonës së "Astirit" në Tiranë kanë dalë në protestë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga zgjerimi i rrugës.

Rotestuesit janë vizituar edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, , ku ky i fundit në një deklaratë për mediat ia ka lënë fjalën një fëmije 12 vjeçar.


"Jam ndier i tronditur, i shokuar nga ajo që kam parë dhe lexuar po jo sa sot kur u ballafaqova me dramën e këtyre familjeve, që do të kërkoja ta mësoni nga cilido, por sidomos nga Klevisi 12-vjeçar, që është kthyer në një zëdhënës spontan i kësaj drame të mijëra shqiptarëve që po persekutohen dhe vihen në një presion të tmerrshëm psikologjik për shkatërrimin e banesave të tyre."

Djaloshi i vogël e prezantoi vetë veten e tij para mediave, bërë i njohur megjithatë gjatë këtyre ditëve:

"Unë jam Klevis Hysko, jam këngëtar... Më falni, se më dridhet shpirti kur flas... Kur hyra një ditë në shtëpi, i gjeta të gjithë në mërzitur. E pyeta mamin dhe babin: "O mami, çfarë keni?"

“Mor të keqen mami, se çfarë dëgjuam në televizor. Ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama, që nuk dua t’ia përmend emrin, se më ka hequr trurin ai person, që do të prishen shtëpitë dhe njerëzit do t’i nxjerrin në rrugë të madhe."

Jo vetëm u tromaksën prindërit, por u tromaksa dhe unë. Në shtëpi, në shkollë, vetëm qaj dhe më pyet mësuesja: "O Klevis, po ç’ke?!"

“Ja, ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama dhe duan të na prishin shtëpitë!”.

Kam një javë që jo vetëm s’i zë gjumi prindërit e mi, po edhe unë! Unë vetëm qaj. Ne kemi tre shtëpi, shtëpinë e gjyshërve, timen dhe të dajove. Një ditë erdha në shtëpi dhe nuk i gjeta: "O nëno, po ku janë mami e babi?!"

"I ka marrë komisariati numër 6!"

Kishin marrë kushurirën, mamin, babin, gjithë fisin tim e kishin marrë në komisariatin nr.6. Kishte dy-orë që i kishin marrë dhe unë u tromaksa. Këtë po ë përjeton gjithë njerëzia këtu, edhe fëmijët. Kjo është një dramë që po e përjetojmë të gjithë.

U bëj thirrje njërëzve të mos ndalen, protestat të mos ndalen, se ndryshe e kemi të humbur! Falemnderit kryetarit të opozitës që na u gjend pranë! Poshtë oligarkët, poshtë banditët!” përfundoi fëmija. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori