Krahas raportimit nga brenda shtëpisë, Ekipi i “Abc News” u takua sot me babain dhe motren e burrit të parë të 30-vjecares,
Marsida Qatja, ku ndodhi tragjedia e djeshme në Kavajë.
Brenda shtëpisë, e cila ishte e hapur gjendeshin ende ushqimet e konsumuara një natë më parë nga
Marsida dhe tre burrat e tjerë që ndodheshin aty, ndërkohë që çdo gjë është rrëmuujë.
Marsida ka 3 fëmijë, dy me bashkeshortin e parë dhe një me bashkëshortin e dytë, i cili ndodhet në burg në Gjermani.
Gjyshi i dy fëmijëve nga martesa e parë theksoi se për fëmijet kujdeseshin ata, i dërgonin dhe i merrnin nga shkolla.
Natën e krimit në shtëpi ndodhej vetëm femija i vogël, kurse dy
fëmijët e rritur ishin në shtepinë e gjyshit të tyre, ku jetojnë prej shumë vitesh.
Familjaret e bashkeshortit te pare te Marsides paten nje bisede te tensionuar me gazetaren Anila Sefa, per shkak se femijet jane shqetesuar pas ngjarjes. /abcnews.al/
Shtuar më 11/10/2019,
ora 12:15