Kryedemokrati Lulzim
Basha ka reaguar pas dëshmisë tronditëse të një të riu, nëna e të cilit filmohet në një autoambulancë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas tij, pamjet e kanë
tronditur dhe se kjo është e vertëta që përjetojnë të
sëmurët me koronavirus dhe
familjarët e tyre.
“Jam shumë i
tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të
sëmurët me covid dhe
familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë! Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më”, shkruan
Basha.
Shtuar më 06/12/2020,
ora 18:56