Po mbillnin fidanët e kanabisit, arrestohen 3 persona në Bulqizë (VIDEO)
Policia e Bulqizës ka sekuestruar një mijë rrënjë kanabis. Finalizimi i operacionit policor "Ballenjë-2019" çoi në pranga 3 persona, pasi dyshohet se e kishin kultivuar kanabisin me kubikë dhe më pas e kishin çuar në një zonë të pyllëzuar për ta mbjellë.

Kanabisi do të mbillej në malin e Ballenjës në Martanesh. Tre të arrestuarit janë:

-A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.
-K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.
-O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale

•Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek

•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" kryer në bashkëpunim.

Shtuar më 11/07/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori