Mbyllen aplikimet! Këta janë kandidatët për dy vendet vakante në KLGJ

Gjykata e Lartë ka publikuar listën me emrat e shtatë kandidatëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lista e kandidatëve;

  • Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
  • Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.

Në datën 12 dhjetor 2023 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, 2  nga të cilët janë zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) nga radhët e gjyqtarëve të apelit.