Po luante bilardo, kush është efektivi i FNSH që u vra aksidentalisht nga i biri 7 vjeç
Një ngjarje e rëndë pak më parë në kryeqytet ku një efektiv i FNSH humbi jetën, pasi u qëllua
aksidentalisht me armën e tij të shërbimit nga i
biri, 7-vjeç.
Viktima është identifikuar si Roland Bicerri, 39-vjeç ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën "
Shyqyri Brari", pranë Kopshtit Zoologjik.
Sipas Policisë, efektivi mbeti i plagosur si pasojë e të shtënës, por nuk mund të mbijetonte. Ngjarja ndodhi në një lokal, ndërsa Bicerri po luante bilardo me miqtë e tij, ku i
biri përfitoi për t’i marrë armën, duke e qëlluar më pas
aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën "
Shyqyri Brari", pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se
aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
Shtuar më 20/12/2020,
ora 14:35