E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Po liderët shqiptarë pse nuk ishin në Srebrenicë?!
Srebrenica u përkujtua sot nga liderë lokalë, rajonalë dhe botërorë.

Në 20-vjetorin e përkujtimit të Srebrenicës, nuk ka qenë i pranishëm asnjë lider shqiptar.

Kryetari i Srebrenicës, Camil Durakoviç i ka thënë Tanjug-ut se është me rëndësi që liderë nga e gjithë rajoni të jenë të pranishëm në ceremoninë në nder të viktimave të masakrës së rëndë.

Durakoviç,në intervistën e tij dhënë medias serbe ka thënë se në Srebrenicë do të mbërrinte kryeministri serb Vuçiç, presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë.

Por, ai kishte shtuar se “është me rëndësi që të jenë liderë nga i gjithë rajoni”.

Për 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, sot vetëm Ditmir Bushati ka ndarë dhimbjen me viktimat në një postim në Twitter.

Ndërkaq, të enjten Sali Berisha bëri thirrje për të mbajtur 1 minutë heshtje në nder të viktimave të Srebrenicës.

Edi Rama ende nuk e ka përmendur ngjarjen e rëndë, në asnjë rresht të vetëm, së paku deri më tani.

Ndërkohë, Hashim Thaçit i është refuzuar ftesa, sipas tij, nga ana e Republikës Srpska. /Albeu.com/
Shtuar më 11/07/2015, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori