"Lajnë bulevardin në mes të natës se do vijë i çmenduri për inagurim": Vlora pa gjumë nga pompat me presion (VIDEO)
Mbrëmjen e kaluar, qytetarët e Vlorës nuk kanë arritur të venë gjumë në sy. Kështu shprehet një qytetar teksa denoncon rastin te ish-kryeministri Sali Berisha.

Qytetari shprehet se punëtorët me pompa me presion dhe zorra uji për tërë natën kanë larë plllakat sepse ishin njoftuar se do të vinte kryeministri për t’i përuruar.

"Punëtorët si skllevër lajnë gjithë natën bulevardin e Vlorës se e inauguron nesër Edvin Mafia, i cili i shkatërroi trafikun qytetit të Vlorës njëlloj si me sheshin e rrasave të gurit, tashmë të thyera e çara, në qëndër të Tiranës! Lexoni denoncimin e qytetarit te revoltuar dixhital dhe shikoni videon e dërguar mbrëmë."

Postimi i Berishës
Mirëmbrëma zoti Sali.

Shikoni është mezi i natës. Ta shikojë i gjithë mileti se çfarë po bëjnë në bulevardin e Vlorës, po e lajnë se do vijë i çmenduri i vendit tonë për të inaguruar punimet.

Mirë bëjnë që po lajnë e po pastrojnë, mos të bëhemi egoistë, por jo me frikë, por jo vetëm 50 metra.

Ne s’jemi budallenj. Fillojnë e lajnë nga këmbët Vlorën, se është pisllek gjithandej, s’dinë nga ta kapin zorren e tubos, po punojnë me ulërima nga frika punëtorët e shkretë se u kanë dhënë urdhër ndërsa për ne si popull s’japin urdhra, le ta hamë pisllëkun.

Po këta duhen varur në Shesh të Flamurit, duhen tërhequr zvarrë se po bëjnë si u do by... e vet Vjedhin vet, komandojnë vet, intrigojnë saqë lajnë natën se do të vijnë intrigantët mos bëhen pis. Tallen me ne popullin e shkretë. Kaq kisha, flm./

Lahet bulevardi i Vlorës se do shkojë Rama, banorët "Mbaje fort zorrën më shumë"

Shtuar më 06/09/2019, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori