Po ktheheshin nga dasma, aksidentohet çifti
Pëlqej
Teksa po ktheheshin nga një dasëm, dy persona, burrë dhe grua janë aksidentuar me motor.

Sipas policisë, shkak është bërë humbja e kontrollit të motorit nga ana e Piro Koci 57 –vjeç, duke rënë kështu në asfalt, pasi po ktheheshin për në Seman.

Të dy janë dërguar në spital, ndërsa më e rëndë paraqitet gjendja e 57-vjeçarit, që është futur në sallën e operacionit.

Gruaja është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2017, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori