"Po kërkonte ujë", 17 vjeçari bllokohet nën rrënoja
Nga vila 4 katëshe ku ishin banonin 7 anëtarë, mësohet se vinin thirrje për ndihmë teksa ajo u shkatërrua plotësisht.

Gazetarja Klodiana Lala bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e tmerrit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërmfamiljes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

“Nga ajo që bisedova me një të afërmfamiljes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata i dhanë ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”, -rrëfeu gazetarja Klodiana Lala mes lotësh




Shtuar më 26/11/2019, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori