Po ecte me shpejtësi për të çuar të sëmurin në spital, shoferi përplas pronaren e karburantit
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në një pikë karburanti në dalje të Prrenjasit.

Mësohet se një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pikën e karburantit.

Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur e dëmtuar pronarja e pikës së karburantit.

Shtetasja e aksidentuar Merita Dulo, u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Prrenjasit dhe tashmë po transportohet për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.
Shtuar më 25/08/2020, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori