E mitura rrezikon të mbytet në det në Ranën e Hedhun, shpëtohet nga pushuesit

Një 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet sot në plazhin e Ranës se Hedhur në Shëngjin.

Për fat të mirë vogëlushja është shpëtuar nga pushuesit, të cilët hynë në ujë dhe e nxorrën nga deti.

Vajza nga Kosova është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës ku po pret edhe prindërit e saj./albeu.com/