Po afrojnë zgjedhjet lokale, kjo është data kur publikohen kandidatët e PS-së
Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale në vend.

Megjithëse situata politike është në një krizë momentale, ku partitë opozitare kanë djegur mandatet e tyre, duket se PS-së po vazhdon të punojë për zgjedhjet lokale.

Së fundmi është mësuar se në Kongresin e 23 Marsit, Partia Socialistë do të bëjë publik emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie.

Nga ana tjetër është ende e paqartë nëse Partia Demokratike do të hyjë në këto zgjedhje apo jo. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori