Plot 23 urdhër arreste, Çuçi reagon për operacionin në Skrapar
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë që u zhvillua në Skrapar, ku u lëshuan urdhër arreste për 23 persona, mes të cilëve dhe 4 punonjës policie.

Punonjësit e policisë të akuzuar si të përfshirë në grup të strukturuar kriminal dhe kultivimin dhe trafikimn e drogërave janë Astrit Duro, Klement Zeqo, Bardhyl Çela.

Urdhër arresti është lëshuar dhe për shefin e policisë së Poliçan Neritan Haska, ndërkohë që Çuçi thotë se ky operacion vërteton gadishmërinë e strukturave për të luftuar krimin.

E plotw

REAGIM I MINISTRIT TË BRENDSHËM BLEDI ÇUÇI PËR OPERACIONIN ANTIKANABIS NË SKRAPAR

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë.

Shtuar më 08/01/2021, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori