Protesta e 8 janarit, Basha i vendosur: Do të jem në zyrën time! Berisha po dëmton PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se do të jetë në zyrën e tij në datën 8 janar, gjatë kohës që Berisha ka paralajmëruar protestën për marrjen e godinës.

Komentet Basha i bëri në emisionin Open ku ishte i ftuar dhe tha se lëvizja e Berishës e ka dëmtuar aksionin opozitar.

“Do jem në zyrën time në 8 janar në orën 12:00. Në seli do të vazhdohet puna, do të ishte hipokrizi që të thonim se këto 4 muaj, lëvizja për të shkatërruar PD dhe për ta marrë si një plaçkë nuk na ka dëmtuar në axhendën tonë si opozitar”, tha Basha në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Open”./albeu.com/


Shtuar 6.01.2022 21:48