Plehrat, Rama:Berisha thotë pastroni ç'bëra unë
Edi Rama
Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me apelin e kryeministrit Berisha për angazhim serioz në finalizimin me sukses të 20 prillit, si Dita e Shqipërisë së Pastër.


“Mbasi e zhyti Shqipërinë në plehra e po e mbyt edhe me plehra nga jashtë shtetit,KM thotë dilni në aksion në datë 20 prill pastroni ç`bëra!” shkruan Rama.


Ai thekson më tej se kryeministri Berisha i ka vjedhur shoqërisë civile ditën për pastrimin e vendit. “Kjo ishte ide e Shoqërisë Civile që e shpalli për 9 maj dhe KM vrapoi ta vjedhë duke harruar se qeveria e ka këtë detyrë përditë. Bashkitë e bëjnë përdite këtë punë, është KM që i ka lënë pa fonde dhe është qeveria që s`ka asnjë vizion e plan për pastërtine e Shqipërisë” thekson Rama. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori