Plazh, "gay"-t marrin peng kosovarin
Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Durrës. Një pushues 20-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës është marrë peng për 8 orë nga një 30-vjeçar që hiqej si polic, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie intime me të riun e më pas i ka grabitur 700 euro dhe dokumentet e identifikimit.

Ngjarja është shënuar të shtunën, në plazhin e Durrësit, ndërsa policia ka identifikuar si autor dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me origjinë nga Puka, B. I., banor në Sukth. 30-vjeçari është i skeduar nga policia si person me prirje biseksuale dhe tashmë është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij.

Sipas burimeve nga blutë, 30-vjeçari është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori