Dështon "fejesa" PS-PD, opozita braktis tryezën e Reformës Zgjedhore (VIDEO)
Ditën e sotme po mbahet mbledhja e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore.

Fillimisht, një debat mes Gjiknurit dhe Gjuzit e më pas në braktisje të tryezës.

Opozita vendosi të largohet, pasi sipas tyre u ndjenë të anashkaluar.

Pjesë nga debati

Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë meqë iku dhe PD.

Myslim Murrizi: Tentativa për fejesë për herë të tretë mes PS dhe PD dështoi sërish.

Hajdari: Po ta braktisim këtë tryezë do të sillemi si PD dhe do ta thellojmë krizën. Kjo është anija e fundit për zgjidhjen e krizës.

Ndërhyn Boschardt për të qetësuar deputetët e opozitës së re: Duhet t’i përmbaheni rendit, do keni mundësi të shpreheni.

Murrizi-Gjiknurit: Po largohemi nga kjo tryezë, gjeni votat tek PD për reformën zgjedhore.

Debati mes deputetëve opozitarë ka vijuar edhe jashtë sallës ku po mbahet konferenca.

Rudina Hajdari dëgjohet ndërsa i thotë Ralf Gjonit: Mos bëj shoë politik.

Menjëherë pas braktisjes së mbledhjes, në një komunikim të shkurtër për mediat Ralf Gjoni kërcënoi PS-në se nuk do të ketë asnjë votë nga opozita, në rast se ka një marrëveshje të fshehtë me Partinë Demokratike.

Sipas tij, të dyja partitë e mësha politike si PD ashtu dhe PS i fshihen debatit për ndryshimin e sistemit e kjo është pikërisht ajo që coi në nënvlerësim të tryezës së organizuar nga OSBE.

“Dalja jonë në shenjë proteste nga kjo tryeze s’ka të bëjë me qëllimin e saj, jemi mirënjohës për OSBE që e ka mbësthetur për SHBA, BE dhe ambasadat e tjera, s’mund të bëhemi fasadë e një tryeze që kthehet ne nje tryeze me 3 bashkekryetarë, ku dërgohen perfaqesues në nivel teknik e opozitës së bashkuar për të na delegjitimuar, për të legjitimuar një fejesë martesë mes PD dhe PS dhe për të përgatitur një pazar”, u shpreh mes të tjerave Gjoni në dalje të tryezës.



Shtuar më 25/09/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori