Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar pas denoncimit ndaj tij se kërcënoi një person.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në Babrru dhe sipas policisë, shtetasi me inicialet S. T. ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit dhe gjatë
kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Forcat e posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë shtetasi E. S., 38 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë
kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Po nga
specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë
kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Ndërsa
specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur me iniciale K. V., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 10:07