Në kërkim për plagosjen e Tonin Ramajt, seria e atentateve me tritol ndaj vëllezërve Brahimaj, si u vra njëri prej tyre në 2014

Bashkim Brahimaj është një nga tre autorët e dyshuar të atentatit ndaj Tonin Ramajt në Tiranë. Brahimaj bashkë më Ermal Haxhirajn dhe Neritan Xhaferajn, të gjithë të shpallur në kërkim tentuan të vrisnin me armë zjarri Tonin Ramajt.

Tonin Ramaj u qëllua 4 herë teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”. Pavarësisht se u qëllua disa herë në drejtim të tij, me sa duket autorët, ende të paidentifikuar nuk ia kanë arritur qëllimit pasi 33-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Emri i Bashkim Brahimjat është i njohur për policnë. Bashkim Brahimajt i kanë vrarë të vëllanë, Isuf Brahimaj në 2014. Vëllai i tij Isuf Brahimaj mbeti i vrarë në 29 gusht 2014-ës në një atentat me eksploziv, teksa lëvizte me një makinë tip “Mitsubishi”, pranë sheshit “Omonia” në rrugën trans-ballkanike të qytetit të Vlorës.

Ky ishte atentati i dytë ndaj biznesmenit Isuf Brahimaj, pasi i kishte shpëtuar më herët një tjetër atentati me lëndë plasëse. Shkak për këto ngjarje dyshohet të ketë qenë e shkuara e dy vëllezërve Brahimaj.

Prokuroria ka ngritur dyshime se hoteli i ngritur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, është pasuri e krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të Ermal Brahimajt dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.

Gjithashtu Bashkim Barhimajt i është bërë attentat me tritol në vitn 2015. Edhe më herët atij i është vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës, por në të dy rastet ai ka mundur të shpëtojë vetëm me plagosje./albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 13:19