KQZ miraton formatin final të fletës së votimit, Meta “jashtë”

KQZ ka vendosur përfundimisht se si do të jetë formati i Fletës së Votimit për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa sot temë diskutimi ishte shënimi apo jo i emrit të Ilir Metës krah koalicionit Bashkë Fitojmë.

Formati i miratuar për kandidatët
Formati i miratuar për kandidatët

Në fund, KQZ vendosi të mos e shënojnë emrin e Metës aty duke ngjallur edhe reagimet e përfaqësuesve të PS.

Çfarë ndodhi sot?

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Ai tha se po shkelet ligji me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë.

Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”, tha ai.

Formati i miratuar për këshillin
Formati i miratuar për këshillin

“Ka ndonjëherë në historinë e KQZ që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit. Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”, deklaroi Sefa.  Përfaqësuesi i PD tha se ky është precedenti i parë.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Kaziaj e argumentoi kërkesën e tyre për të mos e pasur në fletën e votimit emrin e Ilir Metës se nuk ndikon pasi sipas tij votohet programi.

“Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari i një partie politike por forca dhe programi që i fiton zgjedhjet”, tha Kaziaj.

Pse kërkohet emri i Metës në fletën e votimit? 

Socialistët duan emrin e Metës në krah të fletës së votimit për të penguar qytetarët në zonën gri që të votojnë koalicionin e kryesuar nga Berisha dhe Meta duke u stepur nga emri i këtij të fundit.

AlbEu mëson se socialistët besojnë sipas disa sondazheve që ata kanë bërë se Meta është një politikan i papëlqyer nga elektorati dhe kjo do të ndikojë në uljen e numrit të votave nga elektorati gri për koalicionin e djathtë.

 


Shtuar 15.04.2023 13:30