Plas sherri në Komisionin e Integrimit, Genc Pollo përplaset me Sadri Abazin: Halabak!
Pëlqej
Deputeti demokrat, Genc Pollo, është përplasur me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Shkak për debatin janë bërë fyerjet nga seanca e kaluar. “Panorama” raporton se që në nisje të mbledhjes, Pollo e ka quajtur ‘fjalor halabaku’ atë të përdorur nga Bushati. Pas kësaj ka replikuar ashpër me të, deputeti tjetër socialist, Sadri Abazi, që e ka quajtur Pollon, ‘halabak’.

Replikat Pollo-Abazi:

Pollo: Fjalori i ministrit ishte fyes dhe fjalor prej halabaku...

Sadri Abazi: Tërhiqe mbrapsht fjalen halabak ndaj ministrit.. Se përndryshe hakabaku je vetëm ti...

Pollo: Faleminderit Zoti Abazi po nuk kemi problem me pallatet dhe ndërtimet pa leje.

Replikat Pollo-Bushati:

Genc Pollo: Faleminderit për durimin dhe kohën që na vini në dispozicion, zoti ministër! Standardi më i lartë i një komisioni të tillë lipset të jetë ndershmëria, në radhë të parë, dhe pastaj virtytet mund të vijojnë.

Ditmir Bushati: Po, por ju jeni rasti më i keq i kutit të ndershmërisë. Më falni që po jua them.

Genc Pollo: Kjo është e papranueshme, zoti ministër! Ju silleni si halabak.

Ditmir Bushati: Kjo mund të jetë e papranueshme, por ky është qëndrimi im, meqenëse doni të bëni komente mbi njëri– tjetrin.

Genc Pollo: Lëre mikrofonin. Po qe nevoja, do të thërrasim edhe shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: Lëri shërbimet e Gardës, se nuk i thërret dot ti shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: …shumë ndjesë për veprimin abuziv të kryetarit të këtij komisioni. Pres ndjesën publike nga ana e tij për t’u rikthyer në këtë komision përballë jush. Jam i gatshëm në çdo orë të ditës, interpelancë, seancë pyetjesh e të tjera. Për sa kohë nuk ka një ndjesë nga ana e kryetarit të këtij komisioni, unë nuk vazhdoj dot të jem në këtë ambient të ndotur nga ana e kryetarit të komisionit. Po jua them edhe një herë tjetër, Saliu u bë 74, u bëftë 100 vjeç! Sali kuqs nuk shkon, ka marrë fund ajo kohë. Faleminderit!

Genc Pollo: Vazhdoni atëherë. Është fatkeqësi që kemi njerëz të tillë.
Shtuar më 06/11/2017, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori