Plas sherri në Elbasan, shtatë të plagosur
Disa persona janë konfliktuar mes njëri-tjetrit natën e djeshme në Elbasan, e si pasojë shtatë kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se shumica e personave të përfshirë në sherr janë nga një fshat i Elbasanit, ndërsa kishin zbritur pirë diçka në qytet.

Me sa duket, konsumimi i alkoolit ka bërë që edhe komunikimi mes tyre të marrë një tjetër rrjedhë pasi ka nisur me debate për motive banale dhe përfunduar me përplasje të ashpër fizike ku është dashur ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës.

Shtuar më 30/08/2020, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori