“Rivalë të përbetuar” prej vitesh, Luiz Ejlli i gatshëm të pajtojë dy reperët e njohur

Noizy dhe Getoar Selimi janë dy reperë mjaft të dashur për publikun shqiptar, por që sipas gjasave ato nuk do të bëhen kurrë bashkë.

Prej disa kohësh është vënë re se Noizy është duke lënë pas keqkuptimet e së shkuarës dhe po bën paqe me ata që nuk fliste. Por duket se në këtë listë nuk bën pjesë Ghetto Geasy.

Por duket se Luiz Ejlli është i gatshëm që t’i pajtojë ata të dy. Fituesi i edicionit të dytë të “Big BrotherVIP”, tërhoqi vëmendjen duke kënduar rap këngët e Getoarit dhe Noizyt gjatë qëndrimit në shtëpi.

Këto momente u bënë virale në rrjet, ku madje u publikuan dhe nga vetë artistët në fjalë.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi dha koncertin e tij të parë krah Noizy-t me të cilin kanë premtuar se do të sjellin një bashkëpunim muzikor.

E së fundmi, ish-banori ishte i ftuar në programin e Meriton Mjekiqit, ku është pyetur pikërisht për pëlqimin që ka për dy reperët.

Gjatë promos së emisionit, Luizi shprehet se po të kishte në dorë t’i pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video.

“Po ta kisha unë në dorë, do isha i pari që do bëja një këngë me të dy. Dilnim të tre në klip. Më beso”, dëgjohet të thotë Luizi.

Epo nuk mbetet gjë tjetër, veçse të presim nëse këngëtari do mundet ta realizojë bashkëpunimin me dy artistët të cilët janë ‘rivalë të përbetuar’.


Shtuar 23.06.2023 16:04