Plas revolta e demokratëve kundër Bashës: Frikacak! Na mblodhe kot!
Pëlqej
Demokratët e thjesht janë nisur me pritshmëri të mëdha sot drejt Bulevardit Qendror.

Duke i besuar retorikës së Bashës ata kanë shpresuar në një aksion më të fortë kundër qeverisë që do të detyronte Ramën të lëshonte Xhafajn apo të largohej vetë bashkë me të, por ata nuk kanë ditur planet e kryetarit të tyre Lulzim Basha.

Pasi mbaroi fjalimin e tij, Basha bëri një xhiro në bulevard dhe më pas iku në selinë e PD-së, ndërsa turma e irrituar e demokratëve shkuan në drejtim të Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Xhafajt.

Aty u shënuan disa përplasje fizike me policinë, ndërsa Basha u rikthye si një "bari i kujdesshëm" që të mblidhet tufën që i kishte mbetur nga pas duke u thënë se boll tani, ishte e mjaftueshme dhe se duhej të shpërndaheshin!

Ishte pikërisht ky fakt që ka irrituar mjaft demokratë, të cilët sot kishin pritshmëri të mëdha duke mos menduar se plani i Bashës ishte thjesht t'i jepte një mesazh Ramës (nëse ja ka dhënë).

Fillimisht ishin protestuesit ata që i kërkuan llogari deputetëve të PD-së dukë u thënë se i kishin sjellë aty dhe tani kërkonin shpërndarjen e tyre.

"E doni ju plumbin ballit në fillim se na sollët këtu e tani na thoni shpërndahuni. Nga kush keni frikë? Nga mafia?", iu drejtua një protestues deputetëve të PD-së.

Ndërkohë, reagimet e shumta kanë qenë edhe online, ku mjaft personazhe të njohur të PD-së nuk kanë miratuar tërheqjen e Bashës në një moment kur njerëzit ishin para Ministrisë së Brendshme. /albeu.com/



Shtuar më 26/05/2018, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori