Plas në PS-në e Shkodrës, sherri i mbledhjes me dyer të mbyllura dëgjohet në qiell
Eshtë tensionuar situata në mbledhjen e zhvilluar në selinë e Partisë SocialisteShkodër.

Një takim ky i zhvilluar me dyer të mbyllura ku nuk munguan perplasjet mes deputetës Senida Mesi dhe anëtarëve të Kryesisë të cilët kanë akuzuar Mesin se po përdor metoda përcarësë brenda radhëve të PS.

Në anën tjetër ka reaguar dhe ish-kryetari i Komunës Berdicë Besnik Brahimaj. Ai i ka kerkuar llogari Mesit se nga kush i ka marre votat dhe kë përfaqëson. Ju nuk mund te injoroni bazen dhe te sillni percarje, ka thene Brahimaj .

Gjithashtu debate pati edhe mes Kryetarit të Partisë Socialiste të Velipojës Emiliano Nika dhe deputetes Senida Mesi, e cila duket se nuk ka simpatinë e bazës së Partisë Socialiste të Shkodrës dhe të anëtareve të saj.

Arben Pëllumbi koordinatori I caktuar nga qëndra I pranishëm në mbledhje nuk ka ndërhyrë. Partia Socialiste ndodhet në një fazë riorganizimi ku kryesia qëndrore e PS-së ka marrë përipër të shkrijë gjithë strukturën drejtuese të PS-së së Bashkisë Shkodër.


Shtuar më 31/10/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori