Plas mes grave në Kuvend: Mua gishtin mos ma ngri, se je dhe nënë!
Ka pasur debat gjatë seancës së sotme plenare mes deputeteve në Kkuvend. Këtë herë gjakrat janë nxehur mes deputetes Rudina Hajdari dhe nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi.

Hajdari ka kërkuar edhe 3 minuta për të folur nga foltorja pasi iu ndërpre fjalë, gjë që nuk i është miratuar nga nënkryetarja e Kuvendit.

Duke i drejtuar gishtin, Hajdari i është kthyer Hysit duke i thënë që mos i ndërpresë fjalën. Nënkryetarja e Kuvendit e ka paralajmëruar të mos i drejtojë asaj gishtin dhe se po tregoi ende mungesë etike do ta çojë në Komision.

Rudina Hajdari: Dua dhe 3 minuta për procedurë, se e keni dhënë shpesh fjalën për procedura

Vasilika Hysi: Znj.Hajdari ne flasim për Diasporën, ju flisni për temë tjetër. Mund të regjistroheni për çështje tjetër.

Rudina Hajdari: Të lutem mos më ndërprit fjalën

Vasilika Hysi: Po vijove me me mungesë etike do të çoj në Komision të Etikës. Mua gishtin mos ma ngri, dhe mos folë pa edukatë, se je zonjë. E para respekto rregulloren, respekto pozicionin e drejtuesit, se je nënë dhe grua.

Rudina Hajdari: Të lutem të thashë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori