Plas lufta mes grupeve në Tiranë, kërcënohet me jetë efektivi i policisë
Në një lokal në Tiranë ka shpërthyer një sherr nëpërmjet disa të rinjve dhe një efektivi policie.

Tre të rinjtë janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë kanosur punonjësin e policisë dhe një shtetas tjetër.

Njoftimi i plotë:

Më datë 25.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S.M, V.SH e E.M, vjeç 30, 30 e 19, banues në Tiranë, Kukës e Durrës, pasi në rrugën “Jordan Misja”, në ambientet e nje lokali së bashku me persona të tjerë, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë kanosur shtetasit B.T punonjes policie si dhe F.D vjeç 41 e 34 banues në Shkodër e Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve. Nenet 134, 84, 90 e 25 të Kodit Penal.

Shtuar më 27/01/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori