Plas grushti në Kuvendin e Kosovës pas debatit për viktimat e luftës
Deputetët në Kuvendin e Kosovës janë përplasur fizikisht mes tyre, pas debatit për viktimat e pagjetur të luftës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK’së, Arben Gashit kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.

Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.

Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.

Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndaluar deputetin Gashi, dhe më pas është vendosur ndërprerja e seancës.
Shtuar më 19/11/2020, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori