Gazetari plas "bombën" : Rama iu tha deputetëve të bëhen gati për zgjedhje
Gazetari Robert Rakipllari këtë të hënë në emisionin Opinion, tha se tani palët kanë bërë llogari të reja.

"Nuk jemi në situatën ku secila palët kërcënonte. Unë besoj që situata ka ndryshuar që kur mazhoranca ka kërkoi mendimin e komisionit të Venecias për shkakrimin e Metës. Në atë komision një pjesë e opozitës së re ishin jashtë loje, nuk e dinin pse kishin ardhur. Pjesa tjetër me deputet e mazhorancës ishte përballje ligjore dhe etike", tha Rakipllari.

Pas seancës presidenti Meta qëndroi për pak kohë tek zyra e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në Kuvend pak më parë kishte qenë dhe kryeministri.

Por gazetari Rakipllari shkoi dhe më tej teksa tha në emision se kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka thënë “që duhet të bëhemi për zgjedhje sa më shpejt”.
Shtuar më 09/09/2019, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori