Gazi lotsjellës te selia e PD, a ka gisht Policia? Vjen reagimi

Gazi lotsjellës te selia e PD, policia: Nuk e kemi hedhur ne

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me gazin lotsjellës që është hedhur në selinë e PD-së. Policia është shprehur se nuk ka të angazhuar asnjë nga strukturat për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.


Shtuar 8.01.2022 12:33