Plane për pishina?! Ministria e Shëndetësisë merr vendimin drastik
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të mbyllë pishinat në të gjithë territorin e vendit si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me Covid-19.

Edhe pse pishinat konsideroheshin si aktivitete me risk të lartë infektimi ato u lejuan të hapeshin në momentin kur u bë dhe dalja nga izolimi.

Rritja e personave të infektuar këto javët e fundit e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërmarrë një veprim të tillë ditën e sotme.

Urdhëri është i obligueshëm për të gjitha pishinat në të gjithë territorin e vendi deri në një njoftim të dytë nga ana e ministrisë.

Kujtojmë se ditën e sotme, në vendin tonë u shënuan dy viktima dhe 90 raste pozitive.
Shtuar më 10/07/2020, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori