"Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi duhet ti bashkojnė forcat dhe tė ndėrtojnė njė strukturė tė pėrhershme pėr bashkėpunim e cila do tė pėrshpejtonte integrimin e tyre nė Bashkimin Europian".
Ky ėshtė
propozimi tė cilin pėrmes Euobserver e promovojnė ekonomisti austriak
Gunter Helinger dhe gazetari shqiptar, Ekrem Krasniqi.
Sipas tyre, ky do tė ishte njė reagim logjik i thirrjeve tė pėrditshme tė BE-sė pėr thellimin e bashkėpunimit rajonal mes vendeve tė rajonit tė
Ballkanit.
"Me krijimin e Beneluksit tė
Ballkanit do tė krijohet njė
treg i pėrbashkėt prej tetė milion banorėve nė tė cilin do tė mundėsohet lėvizja e lirė e mallrave, personave si dhe kapitalit. Kjo do tė ishte njė favor i madhė pėr katėr shtetet e lartėpėrmendura nė rrugėn e tyre drejtė anėtarėsimit tė plotė nė BE", vlerėsojnė
Gunter dhe Krasniqi, njofton INA.
Sipas tyre, kjo agjendė ėshtė ambicioze, por ėshtė e realizueshme nėse merret me seriozitet dhe vullnet tė mirė.
"Qytetarėve tė kėtyre vendeve i nevojitet zhvillimi ekonomik, punėsimi si dhe kushte mė tė mirė pėr jetesė. Kjo nismė mund tė fillojė me njė marrėveshje ndėrqeveritare mes Shqipėrisė dhe Kosovės, me tė cilėn do tė krijohej njė sekretariat pėr implementimin e masave. Pas kėsaj do tė pasonin edhe ftesat pėr Maqedoninė dhe Malin e Zi", vijojnė mė tej.
Ligjėruesi universitar i sė Drejtės Evropiane, Muhamer Pajaziti thotė se,
propozimi i lartėpėrmendur do tė pėrforcojė bashkėpunimin rajonal nė dimensionin ekonomik, duke i hapur rrugė njė Ballkani me njė
treg relevant dhe konkurrues pėr nė tė ardhmen.
"Kosova dhe Shqipėria, pikėrisht duke marrė si
model tregun e brendshėm tė BE-sė dhe ky
model tė promovohet duke pėrfshirė edhe vendet e tjera tė Evropės Juglindore. Ėshtė momenti historik qė shqiptarėt tė jenė bartės tė njė projekti tė tillė prosperues nė rajon dhe qė do t`ia kenė zili edhe vendet e tjera", deklaroi Pajaziti. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2012,
ora 13:15