Plagosje me thikë, Policia në urgjencë në vendngjarje
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bushat të Bashkisë së VautDejës.

Nga të dhënat e para raportohet për një të plagosur, por ende nuk dihen detaje lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarje apo detaje lidhur me të lënduarin.

Ka qënë një telefonatë në Urgjencën e spitalit Rajonal të Shkodrës, ajo që ka vënë në lëvizje edhe Policinë, e cila është nisur menjëherë në vendngjarje.

Forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit të Policisë së VautDejës ndodhen ende në zonë, por ende nuk kanë arritur të lokalizojnë vendin e ngjarjes.
Shtuar më 15/11/2019, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori