Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 51 vjeçari në spital
Pëlqej
Një person ka mbetur i plagosur më armë zjarri në Vlorë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë “Shkollës së Naftës”.

I plagosuri, Arsen Gerbi, rreth 53 vjeç, është dërguarspital dhe sipas të dhënave të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një hetim ka nisur për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes.

53 vjeçari është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person akoma i paidentifikuar.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori