Lajçak pret Escobarin në Bruksel: Ndajmë të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me të Dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bruksel.

Lajcak ka bërë të ditur se në këtë takim është folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të cilat ai thtoë se ndajnë të njëjtin vlerësim me Escobarin, duke përfshirë edhe pushtimin rus ndaj shtetit të Ukrainës.

Ai ka shtuar se do të punojnë ngushtë së bashku që të bëhet realitet anëtarësimi në BE i këtij rajoni.

“Shumë i lumtur për të mirëpritur të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e ardhmja e rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter. /Gazeta Express


Shtuar 9.03.2022 20:47