Mocion me debat për çështjen McGonigal, Berisha: Rama ka frikë, i ka hyrë lepuri në bark

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po kërkon llogari nga kryeministri Edi Rama, në lidhje me përmenjdjen e emrit të tij në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, McGonoigal.

Berisha tha se Rama duhet tu përgjigjet të gjitha pyetjeve, ndërsa theksoi se kryeministri ka kryer krim në bashkëpunim me McGonigalin.

Berisha: Skena e këtij parlmenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit qendron McGonigal. I ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që I ka bërë vetes. Ka kryer krime ndërkombëtare. I ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që s’doli aty, sepse nuk ka sit ë paraqitete para shqiptarëve për krimin e shmëtuar që ka kryer. Jam këtu për një seri pyetjesh. Duhet tu pëtgjigjesh 130 pyetjeve, jo 30.

.albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 10:53