Një ditë pas plagosjes së dy
turistëve, si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, është vendosur që të
mbyllet përkohësisht Parku i Syrit të
Kaltër.
Mbyllja e tij është kryer për arsye sigurie, dhe për të shmangur përsëritjen e incidentit të ditës së djeshme.
Turisti grek që u plagos dje është Stilianis Bebis 47-vjeç, ndërsa izraeliti është Almog Atia 23-vjeç.
Nuk dihet ende sa kohë do të duhet për të rikthyer sigurinë në këtë Park, që është një nga destinacionet më të preferuara të
turistëve të huaj në jugun e vendit tonë.
Shtuar më 04/10/2019,
ora 09:10