Si të mbyllni poret e mëdha të fytyrës me vetëm 1 përbërës

Sot, në tregun e kozmetikës, ka shumë produkte komerciale që mund t’i blini, të cilat mund të trajtojnë problemet e lëkurës, por shpesh ato janë të ngarkuara me kimikate të dëmshme dhe janë mjaft të shtrenjta.

Nga ana tjetër, ju mund të përdorni vetë, në shtëpi, me produkte natyrale, maska të cilat japin rezultate edhe më të mira. Në rastin e poreve, produkti natyral më i mirë, është soda.

Shtoni 2 lugë gjelle sodë, në një sasi uji. Përziejeni mirë dhe aplikojeni këtë pastë në fytyrë.

Lëreni të veprojë për 15 minuta, dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.

Përveç sodës, ka edhe produkte të tjera që ne i përdorim në jetën e përditshme në ushqime, të cilat kanë efekte mahnitëse në lëkurë.

Ja cilat janë ato:

E bardha e vezës me lëng limoni

Përzieni dy të bardha veze me disa pika lëng limoni, për maskën tuaj në kushte shtëpie. Pastaj, aplikojeni atë në fytyrë, lëreni të thahet për disa minuta dhe shpërlajeni me ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë, poret e lëkurës do të ngushtohen duke eliminuar yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura.

Bajame me lëng Lime (limon jeshil)

Në një pjatë të vogël, hidhni pak ujë dhe vendosni disa bajame brenda saj. Lëreni që bajamet ta përthithin ujin gjithë natën dhe në mëngjes, shtypini, derisa të formohet një lloj paste. Shtoni një lugë çaji lëng Lime në pastë, dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për gjysmë ore dhe pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë.

Domate me lëng Lime

Hidhni 2-4 pika lëng Lime në enë me lëng domate, dhe aplikojeni këtë përzierje në fytyrë me ndihmën e një pambuku. Lëreni për 15 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ftohtë. Kombinimi i domates me lëngun e lime ndihmojnë në ngushtimin e poreve të mëdha.

Kastravec, limon me ujë trëndafili

Qërojeni kastravecin, shtypeni tulin, shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji ujë trëndafili në të. Hidheni këtë përzierje mbi një copë të pastër, paloseni dhe aplikojeni në fytyrë. Më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.

Limon me lëng ananasi

Në 125 ml lëng ananasi, shtoni lëngun e gjysmë limoni. Hidheni këtë përzierje në një copë pambuku dhe vendoseni atë mbi fytyrë. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ftohtë.

Ananasi përmban enzima të cilat pastrojnë dhe tërheqin lëkurën.


Shtuar 21.02.2023 19:21