U helmuan dje në Vlorë, si paraqitet gjendja e 7 fëmijëve në urgjencë

Shtatë fëmijët që u lehmuan ditën e djeshme në Vlorë dhe përfunduan në urgjencë, janë në gjendje më të stabilizuar.

Me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë.

Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik. Nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijët që ishin në gjendje më të mirë mbrëmë.

Pjesa tjetër do ta lërë urgjencën këtë mëngjes, gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.

 


Shtuar 26.08.2023 09:15