E FUNDIT/ Shënohet viktima e 13-të, rritet ndjeshëm numri i të prekurve në vend
Plagosi me thikë vjeçarin në Shkodër, kapet autori
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodërfshatin Shtoj i Ri në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit.

I plagosur ka mbetur Besnik Idrizi, 42 vjeç dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin Agron Begaj 47 vjeç, si autor i plagosjes me thikë të 42-vjeçarit.

Informacioni i policisë

Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi Agron Begaj 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin Besnik Idrizi 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shtuar më 09/02/2020, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori