Plagosi gruan italiane, kush është 35 vjeçari shqiptar në Kavajë
Ngjarja e ndodhur në Kavajë ku burri ka plagosur me thikë gruan e tij italiane, ka nxjerrë në dritë detaje lidhur me marrëdhënien e tyre. Mësohet se burri Kastriot Dema, 35 vjeç banor i fshatit Ballaj është prej vitesh i martuar me shtetasen italiane me të cilën kanë dhe dy fëmijë.

Dema se bashku me gruan e tij kanë një resort në zonë. Prej kohësh italiania kishte urdhër mbrojtje nga policia pasi 35-vjeçari herë pas here e dhunonte.

Gjatë natës së kaluar, Dema e ka plagosur lehtë gruan me thikë në katin e tretë të resortit. Aktualisht Karlota bashkëshortja e Demës ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën ndërsa Dema ne policinë e Kavajës.

Policia ka mare në ruajtje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes ku kyç janë pamjet e kamerave.

Shtuar më 28/01/2021, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori