I arrestuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës, GJKKO refuzon kërkesën për liri të Ramazan Rrajës

Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Ramazan Rrahjes, nipit të ish-deputetit, Rrahman Rraja, për ndryshim të masës se sigurisë

Rraja rezultonte në kërkim prej kohësh, pasi akuzohet nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit.

Ai u arrestua më 19 prill 2024. Ai së bashku me mikun e tij  Luis Konomi lëviznin me një automjet të blinduar. Pas ndërhyjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin.

Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim ” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”,  i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.