Plagosi 19 vjeçarin për një fjalë goje, arrestohet 16 vjeçari
Një 19 vjeçar u plagos sot me thikë në Kamzë pasi u godit nga një 16 vjeçar.

Përvec autorit, procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtuar më 30/09/2020, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori