Nje person është
plagosur me armë zjarri në zonën e Bibliotekës në Vlorë.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Marjon
Mitro, pjesë e bandës së Julian Sinanit.
Mitro është
plagosur në këmbë, nga një makinë në ecje.
Ish punonjësi i policisë bashkiake
Mitro është arrestuar disa herë për disa vepra penale, ndërsa akuzohet si porositës i disa shpërthimeve me tritol që kanë ndodhur më herët në Vlorë, mes të cilëve edhe ai ndaj prefektit të
Vlorës Besnik Drevishi.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e
Vlorës, ka shkuar i
plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 12:34