“Socialistët nuk kanë moral”, debate te “Ligjet”, Gogu: Rraja është i nderuar, duhet respektuar

Lënia e mandatit nga ana e deputetit Rrahman Rraja dhe kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, janë çështje që shkaktuan debat në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se socialistët nuk kanë moral të flasin për spiunët kur në grupin e tyre kishin Rrahjen dhe Ahmetajn, ndërsa Gogu tha se Rraja duhet respketuar për standardin që ka vendosur.

Debati

Alibeaj: Fatkeqësisht ke të drejtë Toni, kur thua për një ish-sekretar partie apo një spiun të Sigurimit të Shtetit po më fal me çfarë doze morali e thua këtë kur jo më larg se sa dje një kolegu yt Rrahman Rraja e ka marrë vesh gjithë dynjaja se çka bërë? Votat e të cilit i gëzon ti. Jo më larg se një orë më parë, një kolegu yt, Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret. Ku është morali që tregon ti në këtë sallë parlamenti?

Sajmir Korreshi: Kemi edhe shokun Gjici.

Toni Gogu: Sa për Rrahjen, kolegun tonë të nderuar, ai ka vendosur një standard që ne të dy si prind është mirë ta respektojmë. Sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër në PS. Ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne me ligjin strukemi të gjithë dhe jemi të barabartë. Çfarë iu ka trembur ju?


Shtuar 10.07.2023 13:00